TRUST-i: Ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit
BKT
Ekonomi

TRUST-i: Ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) njofton se nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trust.

Njoftimi i plotë i TRUST-it

ÇËSHTJA E 10%-SHIT

Të nderuar kontribuues, këto ditë kemi një fluks të madh të mesazheve dhe vizitave për çështjen e 10%-shit, që është deklaruar nga Qeveria e Kosovës se do t’ju lejohet kontribuuesve t’i tërheqin nga Trusti.

Ju njoftojmë se NUK KA ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim.

Ju lutemi, po ashtu, të shmangni vizitat në zyrat tona për çështjen e 10%-shit, pasi kështu po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19.


MË SHUME NGA Ekonomi