Qeveria pret një rënie prej 6.8% të PBB-së
BKT
Ekonomi

Qeveria pret një rënie prej 6.8% të PBB-së

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një propozim për rishikimin e buxhetit për vitin 2020, që parashikon një rënie prej 6.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe deficitit, të barabartë me 7.3% të PBB-së, si rezultat i krizës së koronavirusit, tha ministri i Financave, Darko Radunoviç.

Të ardhurat buxhetore tani janë parashikuar në 1.705 miliardë euro (1.935 miliardë dollarë), ose 37% të PBB-së dhe 17% më pak se vlerësimi fillestar, ndërsa shpenzimet parashikohen në 2.041 miliardë euro, sa 44.3% e PBB-së dhe 3.01% më pak se sa ishin planifikuar fillimisht, tha Radunoviç.

Buxheti fillestar i Malit të Zi për vitin 2020, i miratuar nga Parlamenti në dhjetor, synonte një deficit prej 50 milionë eurosh, ekuivalent me 0.99% të PBB-së së parashikuar, bazuar në të ardhurat prej 1.988 miliardë eurosh, shpenzimet prej 2.038 miliardë eurosh dhe rritjen e pritshme ekonomike prej 3.4%.

Pas tkurrjes së parashikuar të prodhimit ekonomik në vitin 2020, ekonomia e Malit të Zi pritet t’i rikthehet rritjes në vitin 2021, me një rritje prej 4.9% të PBB-së, ndërsa raporti borxh-PBB do të arrijë në 82.5% këtë vit, pasi qeveria do të marrë hua 500 milionë euro për të mbuluar shpenzimet shtesë të buxhetit, tha Radunoviç.

“Investimet, si një nga përcaktuesit kryesorë të rritjes së ekonomisë malazeze në vitet e fundit, gjithashtu do të preken nga situata, dhe Investimet e Huaja Direkte pritet të bien në 5.4% të PBB-së në vitin 2020 nga 7% në 2019”, vuri në dukje ai.

Të ardhurat e industrisë së turizmit, e cila kontribuon me 22.4% të PBB-së së Malit të Zi, pritet të bjerë me 40% në vitin 2020 në 650 milionë euro.


MË SHUME NGA Ekonomi