13:30 / 16.06.2020
Orlando-Krasniqi diskutojnë për strategjitë e zgjerimit të tregtisë
Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka takuar sot ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi me të cilin ka diskutuar për strategjitë e zgjerimit të tregtisë dypalëshe dhe rritjen e investimeve në Itali dhe Kosovë.
Në këtë takim, diplomati italian ka theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit për të promovuar biznesin.
“U pajtuam për nisma konkrete për muajt e ardhshëm”, ka shkruar Orlando në Twitter.























