OECD: Një valë e dytë eventuale e Covid 19 do ta tkurrë ekonominë bullgare
Ekonomia bullgare shënon rrite para pandemisë, por në vitin 2020 ajo u gjend para tkurrjes më të madhe që nga fundi i viteve 90. Në rast të skenarit më të favorshëm – kalimi i epidemisë deri në verë prodhimi do të pakësohet 7.1% gjatë vitit 2020, ndërsa gjatë vitit 2021 ekonomia do të shënojë rritje.
Mirëpo, në rast se ka valë të dytë të koronavirusit ekonomia do të tkurret rreth 8% këtë vit dhe akoma 0.3% gjatë vitit 2021.
Kjo është prognoza e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) (prognoza e Komisionit Evropian është për 7.2%, ndërsa ajo e qeverisë për 3%). Sipas analizës ristartimi i ekonomisë mund të kërkojë një përkrahje më të madhe politike. Papunësia mund të rritet, sidomos në qoftë se skema e qeverisë për subvencionimin e pagave përfundon gjatë korrikut dhe nuk ka politika të reja të punësimit.























