Remitenca shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kosovare
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Remitencave Familjare. Lirim Krasniqi, bashkëdrejtues i organizatës GERMIN tha në RTK se kjo ditë për kosovarët , është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh rolin historik që kane luajtur dërgesat financiare prej diasporës në Kosovë, në të gjitha periudhat
"Dita e remitencave njihet nga Organizave e Kombeve të Bashkuara, si një ditë e cila ka për synim ta përmirësoj edhe më shumë lidhjen mes emigrantëve dhe shteteve të origjinës, sidomos sa i përket dërgesave financiare duke qenë se ato konsiderohen si një burim i jetesës për shumë persona nga vendet e origjinës. E në këtë rast edhe për ne, për kosovarë, është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh rolin historik që kane luajtur dërgesat financiare prej diasporës në Kosovë, në të gjitha periudhat", tha Krasniqi.
Remitencat në mbarë botën llogaritën të jenë fokusi i dytë financiar më i rëndësishëm pas ndihmave ndërkombëtare.
" Edhe në këtë vit, si shumica e viteve tjera që kemi pasur një rritje të një linje konstante të nivelit të dërgesave që kanë ardhur prej diasporës, edhe këtë vit do të ketë vazhdimësi të dërgimit të parave drejt Kosovës, mirëpo do të vërehet ndikimi i pandemisë Covid-19, duke qenë se shumica e vendeve ku janë emigrantët tanë janë të prekur nga kriza e koronavirusit. Kjo krizë ka ndikuar që edhe atyre të ju zvogëlohen të ardhurat, duke qenë se ekonomia e shumë vendeve ka pësuar nga kjo krizë. Prandaj, ne si organizatë kemi bërë një vlerësim në bazë të disa analizave e kemi parashikuar që këtë vit remitencat financiare nga diaspora do të preken nga 5 deri në 10%, varësisht prej përqindjes që kanë prekur ekonominë e vendeve ku jetojnë" tha ai.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























