Paysera në kosovë. Transfere të lira dhe blerje të sigurta online
Sharr Travel

Paysera në kosovë. Transfere të lira dhe blerje të sigurta online

Banka Qendrore e Kosovës e ka licencuar Institucionin Financiar jo Bankar “Paysera” për lëshimin e parave elektronike (EMI) në vend.

Paysera do t'i ofrojë tregut Kosovar kartela për pagesa, transfere të lira ose falas përmes aplikacionit mobil, pagesa në internet, pagesa për biznese, si dhe pagesa me mobil përmes Google Pay , Samsung Pay, dhe në të ardhmen Apple Pay.
Bashkim Zeqiri, CEO dhe aksionari kryesor i institucionit për lëshimin e parave elektronike PaySera Kosova, thotë se ky institucion po sjell tarifat Evropiane në Kosovë. Aktualisht, qytetarët e Kosovës dhe bizneset paguajnë 25 EUR për një transfer të parave në vendet e BE-së, por kjo nuk do të zgjas gjatë. Pagesat individuale do të jenë FALAS për transferet në vendet e BE dhe ato vendore si dhe tarifat për biznese nuk do të kalojnë vlerën 1 EUR”, thotë Zeqiri.
Qytetarët e Kosovës tashmë mund ta shkarkojnë aplikacionin mobil Paysera nga Google Play dhe App Store, por ata nuk do të mund të përfitojnë të gjitha shërbimet deri në fund të vitit 2020.
PaySera gjithashtu ËshtË me interes për Kosovarët që jetojnë në Gjermani, Austri dhe Zvicër, të cilët dërgojnë para për të afërmit e tyre në vendlindje.
Dërgesat e parave përmes Paysera janë në dispozicion në 23 valuta dhe në 180 vende të botës. Në vitin 2019 u transferuan 6 miliardë euro përmes sistemit të pagesave Paysera dhe aplikacionit mobil, i cili arrin në 16 milion euro transfere në baza ditore.