Shoqata e Sigurimeve me Memorandum Mirëkuptimi me Akademinë e Drejtësisë
Sharr Travel

Shoqata e Sigurimeve me Memorandum Mirëkuptimi me Akademinë e Drejtësisë

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku sot ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Enver Fejzullahun, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë.

 

Qëllimi i këtij memorandumi është themelimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve ashtu që në kuadër të programeve të trajnimeve për gjyqtarë që organizon Akademia, të përfshihen edhe temat nga fusha e sigurimeve, respektivisht trajtimit të kërkesave për kompensimin e dëmeve që rrjedhin nga kontratat e sigurimit për të gjitha produktet e sigurimit të njohura sipas ligjit.

Palët në momorandum janë pajtuar që përmes ofrimit të trajnimeve profesionale t’i avancojnë njohuritë specifike për sigurimet dhe kontratat e sigurimeve për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin administrativ gjyqësor dhe prokurorial, si dhe profesionistëve tjerë në bazë të vlerësimeve të Akademisë, të punësuar në sistemin gjyqësor.