Kurtishaj: Qeveria urgjentisht të subvencionojë transportin
BKT
Ekonomi

Kurtishaj: Qeveria urgjentisht të subvencionojë transportin

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugorë, njëherësh kryesues i Kuvendit të Odes Ekonomike të Kosovës, ka thënë për lajmi.net se Qeveria e Kosovës karshi këtij vendimi është dasht të marr edhe një vendimin tjetër për subvencionim urgjent të transportit ndërurban dhe transportit urbanoperiferike.

“50 përqindëshi i shfrytëzimit të kapacitetit të autobusit tashmë me këtë vendim, ndërsa ne po e shohim ka të bëjë më transportin publikë në rrjetin ndërurban dhe në rrjetin urbano-periferik. Atëherë qeveria karshi këtij vendimi duhet të marr edhe vendimin tjetër për subvencionim urgjent të transportit ndërurban dhe transportit urbanoperiferike, sepse është e pamundur të funksionojnë linjat qofshin urbane qofshin ndërurbane. Nëse merret një vendim për të kufizuar shfrytëzimin e kapacitetit të autobusit paralelisht me këtë vendim duhet të merret edhe vendimi tjetër për mbështetje financiare për të gjitha kompanitë e transportit të udhëtarëve”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se nëse vazhdohet kështu rreth 10 mijë të punësuar shpejt do të jenë barrë e qeverisë.

“Të kemi parasysh që këtu po flasim për 10 mijë të punësuar të cilët nëse kjo situatat vazhdon shumë shpejt këta do të jetën barrë e qeverisë. me automatizëm do të rritët pakënaqësia, e kur te rritet pakënaqësia njerëzit kanë me kërku alternativa tjera përmes formave të ndryshme të organizimit, coftë edhe protesta, prandaj është mese e nevojshme që të ndihmohet transporti rrugorë, duhet të mbështetën bizneset”, ka thënë Kurtishaj.


MË SHUME NGA Ekonomi