13:10 / 06.07.2020
Telekomi anulon konkursin për kryeshef dhe për zyrtar kryesor financiar
Telekomi i Kosovës Sh.A njoftoi të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitat: Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit, për anulimin e konkursit.
Kjo për shkak të numrit të pamjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs.
Telekomi i ka falënderuar të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A.























