OIK po përcjell situatën e rënduar me COVID 19
Sharr Travel

OIK po përcjell situatën e rënduar me COVID 19

Ndonëse e vlerëson vendimin qeveritar për shtimin e stafit infermieror dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, Oda e Infermierëve të Kosovës me shqetësim po përcjell gjendjen në sektorin shëndetësor si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid 19.

Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) me shqetësim po përcjell gjendjen në sektorin shëndetësor, si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid 19.

OIK vlerëson vendimet e fundit të Qeverisë, në theks të veçantë vendimin për shtimin e stafit infermieror dhe profesionistë tjerë shëndetësorë.

Janë bërë pesë muaj që infermierët dhe punonjësit tjerë shëndetësorë po punojnë pa asnjë pushim dhe puna e tyre është rënduar shumë.

Gjendja e rënduar shëndetësore dhe shtimi i rasteve me Covid 19, ndikon direkt edhe në punën e stafit shëndetësor, të cilët, pos ndihmës që po i japin pacientëve, janë edhe të rrezikuar potencial.

OIK apelon tek të gjitha institucionet relevante që të sigurojnë mjete mbrojtëse të domosdoshme për punën e stafit shëndetësor.

Po ashtu, OIK fton anëtarësinë e saj dhe gjithë qytetarët e Kosovës që të jenë vigjilent dhe të zbatojnë me përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të përdorin maskat, të respektojnë distancën sociale si dhe të kenë kujdes të shtuar për higjienën personale.


MË SHUME NGA Shëndetësi