Më 14 korrik 2020 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2020
Sharr Travel

Më 14 korrik 2020 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2020

për vitin 2020 Ministria e Financave njofton se më 14 korrik 2020 do të mbahet ankandi i tetë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.​


MË SHUME NGA Ekonomi