Investojmë për brezat e ardhshme, nuk i dorëzohemi pandemisë COVID-19
Sharr Travel

Investojmë për brezat e ardhshme, nuk i dorëzohemi pandemisë COVID-19

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, Erdogani dha informacione lidhur me hidrocentralet e vëna në shërbim të dielën nga Ministria e Energjetikës dhe Burimeve Natyrore.

Kreu i shtetit turk theksoi se 52 hidrocentralet e funksionalizuara në 26 rrethe të vendit përmes një investimi që arrin vlerën e 11,3 miliardë lirave turke (TL), do të sigurojnë vende pune për më shumë se 10.000 veta.

“Duke mbështetur investimet, prodhimin dhe punësimin me një atmosferë pozitive, në një kohë kur bota është mbyllur në vetvete, ne treguam se nuk i dorëzohemi pandemisë (COVID-19)”, shtoi Presidenti Erdogan.


MË SHUME NGA Ekonomi