Turqia eksporton fara të bimëve në 80 vende të botës
Sharr Travel

Turqia eksporton fara të bimëve në 80 vende të botës

Kryetari i Nën-Shoqatës së Industrialistëve dhe Prodhuesve të Farave të Turqisë (TSÜAB) Ahmet Yilmaz tha se ata kanë eksportuar fara në 80 vende të botës.

Ahmet Yilmaz deklaroi se sektori turk i farërave renditet i 11-ti në botë.

Duke deklaruar se farat turke eksportohen në pothuajse çdo vend të botës, Yilmaz tha: "Ne synojmë të jemi një sektor që eksporton 500 milionë dollarë dhe renditet në mesin e 5 vendeve të para të botës".

“Edhe nëse tërë bota i mbyllë portat Turqia është në gjendje t’i përmbush nevojat e saj për fara të të gjitha llojeve të bimëve”, bëri të ditur Yilmaz.


MË SHUME NGA Ekonomi