Ekonomia e BE-së do të tkurret 8.3 për qind për shkak të COVID-19
Sharr Travel

Ekonomia e BE-së do të tkurret 8.3 për qind për shkak të COVID-19

Komisioni Evropian parashikon se ekonomia e BE-së do të tkurret për 8.3 për qind këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

KE-ja publikoi raportin "Parashikimet Ekonomike të Verës 2020". Në raportin me titull "Stagnimi i thellë me dallime të gjera", Eurozona në vitin 2020 do të tkurret me 8.7 për qind ndërsa në vitin 2021 do të ketë një rritje prej 6.1 për qind.

Sipas raportit, ekonomia e BE-së në vitin 2020 do të tkurret me 8.3 për qind ndërsa në vitin 2021 do të rritet me 5.8 për qind.

Raporti parashikon se ekonomitë mbizotëruese të Evropës këtë vit do të tkurren si në vijim:

"Gjermani 6.3 për qind, Francë 10.6 për qind, Itali 11.2 për qind, Spanjë 10.9 për qind, Holandë 6.8 për qind, Belgjikë 8.8 për qind, Greqi 9 për qind dhe Austri 7.1 për qind".

Norma e inflacionit, sipas raportit, këtë vit do të jetë 0.6 për qind në BE dhe 0.3 për qind në Eurozonë. Në raport thuhet se ekonomia e BE-së do të pësojë recesion të thellë këtë vit për shkak të heqjes së ngadalshme të kufizimeve që ndikojnë në aktivitetet ekonomike.

Parashikimet në fjalë bazohen në supozimet në vazhdimin e lirimit të masave kufizuese dhe se nuk do të ketë valë dytë.

Gjithashtu raporti bëri të ditur se zhvillimi i një vaksine të shpejtë për COVID-19 dhe pranimi i programës së rimëkëmbjes së përgatitur nga KE-ja nga shtetet anëtare do të ketë ndikime pozitive.

"Pandemia ndikoi më fortë se sa pritej ekonominë e Evropës", tha komisari i bllokut për Ekonominë, Paolo Gentiloni.


MË SHUME NGA Ekonomi