Në Humarë zbulohen varrezat 3500 vjet të vjetra
Sharr Travel

Në Humarë zbulohen varrezat 3500 vjet të vjetra

Një zbulim i madh arkeologjik është realizuar në bregdetin e Himarës, duke vërtetuar edhe njëherë jetesën ilire në këtë zonë.

Janë zbuluar pesë varreza tumulare të cilat i përkasin shekujve XV-XII p.e.s. Janë një traditë e hershme ilire e cila ka filluar rreth shekullit X p.e.s. e më pas janë trashëguar brez pas brezi.

Gërmimet kanë filluar që prej vitit 2008. Fillimisht këto varre kanë lënë shenja në rrjedhën e lumit që derdhen në Himarë dhe më të arkeologët kanë kryer gërmime për dy vjet. Më pas kjo ka çuar edhe në zbulimin e varreve.

Në secilin prej varreve gjenden skelete të cilat zbulojnë për një traditë të hershme ilire, ku personat të cilët ndërronin jetë, varroseshin në një varr të vetëm. Gjithashtu, brenda varreve janë zbuluar sende me vlerë, por edhe armë luftarake, kryesisht të llojeve thikë që janë përdorur në ato kohë.

Ka një rendësi të veçantë zbulimi i këtyre varrezave pasi tregojnë për një fis ilir, të cilët gjendeshin në atë zonë dhe tregon për rrenjët e lashta të popullit shqiptar. /Ora News/