IKShP’ja bën thirrje për kujdes për të moshuarit dhe sëmurët kronik
Sharr Travel

IKShP’ja bën thirrje për kujdes për të moshuarit dhe sëmurët kronik

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar sërish te qytetarët që të mbajnë distancën fizike dhe maskat, si dhe të lajnë duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka bërë me dije se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Instituti ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të COVID-19.

“Ditët e fundit janë regjistruar shumë raste fatale pjesa më e madhe e të moshuarëve dhe personave me sëmundje kronike. Ju lutemi për kujdes të shtuar për të gjithë sidomos për të moshuarit dhe sëmurët kronik deri në shuarjen e plotë të COVID-19!”, thuhet në postim.