​Abrashi: Prioritet modernizimi i infrastrukturës hekurudhore
Sharr Travel

​Abrashi: Prioritet modernizimi i infrastrukturës hekurudhore

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar sot ndërmarrjen publike “Infrakos”, për t’u informuar rreth projekteve që janë duke u realizuar dhe gjendjen e linjave hekurudhore në Kosovë.

Ministri Abrashi tha se që nga java e ardhshme do të intensifikohet bashkëpunimi në mes të institucioneve përgjegjëse dhe “Infrakosit” për përfundimin më të shpejtë të punimeve në linjën e 10 hekurudhore, si dhe realizmin e projekteve tjera.

Ai bëri të ditur se modernizimi i hekurudhave, rritja e transportit hekurudhor, shtimi i dinamikës së punës, rehabilitimi i linjave ekzistuese dhe ndërtimi i të rejave do të jenë prioritet i Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Infrakos”, Xhevat Ramosaj e njoftoi ministrin Abrashi për punën e kësaj ndërmarrjeje dhe linjat hekurudhore që janë duke funksionuar në Kosovë.