Prognoza ekonomike e BE-së për Bullgarinë në kushtet e Covid-19
Sharr Travel

Prognoza ekonomike e BE-së për Bullgarinë në kushtet e Covid-19

Produkti i brendshëm bruto i Bullgarisë gjatë vitit 2020 do të tkurret 7,1%, kurse në vitin 2021 do të kthehemi tek rritja me 5.3%, tregon prognoza verore ekonomike e Komisionit Evropian. Gjatë majit Brukseli prognozonte ulje në ekonominë tonë 7,2% për 2020-ën dhe rritje 6% për 2021-ën.

Pavarësisht nga performanca e mirë ekonomike në fillim të vitit pandemia e koronavirusit ndikoi negativisht ekonominë tonë, shënon KE-ja për Bullgarinë. Është nënvizuar rënia në konsum për shkak të masave kufizuese, kurse është përmendur se të ardhurat më të pakta, përdorimi i kufizuar i kapaciteteve dhe pasiguria e madhe pengojnë investimet.

Eksportin e ndikon dhe situata e keqësuar jashtë vendit, kurse gjallërimi pritet në gjysmën e dytë të viti 2021


MË SHUME NGA Ekonomi