Ulet norma e akcizës për lëngjet dhe veturat hibride!
Sharr Travel

Ulet norma e akcizës për lëngjet dhe veturat hibride!

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se sot ka propozuar në mbledhje të Qeverisë së Kosovës uljen të normës së akcizës për lëngjet dhe për veturat hibride.

Bjarami bëri të ditur se propozimi i saj është miratuar nga Qeveria e Kosovës.

“MF të ju njoftoj se propozim vendimi i MF është votuar sot nga qeveria dhe hyn në fuqi në momentin kur njoftohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Postimi:

Të nderuar prodhues,

Ju njoftojmë se, me qëllim të adresimit të kërkesave të juaja, si Ministre e Financave kam propozuar sot në mbledhje të Qeverisë së Kosovës uljen të normës së akcizës për lëngjet dhe për veturat hibride.

Ministria e Financave ka shqyrtuar seriozisht kërkesat e prodhueseve dhe ka propozuar që

lëngjet e caktuara, subjekt i shifrës 2202, të cilat kanë normë të akcizës në vlerë prej 0.045€ (katër cent e gjysmë) një litër, kjo normë e akcizës ulet në 0.005€ (gjysmë centi) për një litër. Kësisoj, kjo ulje ndihmon subjektet e këtij sektori, sidomos në këtë kohë të vështirë të pandemisë. Po ashtu, kjo është edhe në përputhje me Programin Qeverisës 2020 – 2023, në pikat e mbështetjes së sektorit privat dhe të lehtësimit të barreve tatimore.

Ministria e Financave gjithashtu propozoj edhe uljen e normave tatimore të veturave hibride me shifër 870340, 8735000, 87360 dhe 8703700 nga 500€ në veturë, në 10€ për veturë. Një pjesë e këtyre veturave kanë qenë të liruara nga çdo lloj tatimi doganor, por disa kode vazhdojnë të jenë të ngarkuara. Andaj, me qëllim të uljes së barrierave të blerjes së këtyre veturave që janë shumë më pak të dëmshme për ambientin.

Tani kam knaqësinë që në emër të

MF të ju njoftoj se propozim vendimi i MF është votuar sot nga qeveria dhe hyn në fuqi në momentin kur njoftohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Republikës së Kosovës.