Pa kaluar pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, s’ka 10% për qytetarët nga Trusti
Sharr Travel

Pa kaluar pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, s’ka 10% për qytetarët nga Trusti

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka folur lidhur me tërheqjen e 10 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional i Kursimeve.

Bajrami ka sqaruar se kjo do të mund të bëhet vetëm kur të kalojë Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe TRUST’i të jetë i gatshëm.

Ajo ka treguar se këto mjete nuk do të tatimohen.

“Tërheqja e mjeteve nga Trusti do të mund të bëhet vetëm kur kalon Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe Trusti është i përgatitur. Të gjithë ata qytetarë kanë kursime dhe llogari në Trust do të kenë mundësi që në baza vullnetare t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve”, ka thënë Bajrami në T7.

Sipas saj, kjo po bëhet me qëllim të mbulimit të shpenzimeve që kanë familjet kosovare.

“Kjo është bërë me qëllim të lehtësimit të likuiditetit dhe mbulimit të shpenzimeve që kanë familjet në Kosovë. E dimë që situata ekonomike është rëndu shkaku i pandemisë. MF’ja tanimë ka vendosur që të mos i tatojë këto të hyra sepse mjetet e trustit dhe pensionet tatohen si të hyra, këto nuk tatohen. Administrata Tatimore e Kosovës nuk do ta tatojë këtë të hyrë”, ka deklaruar Bajrami.


MË SHUME NGA Ekonomi