​301 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet tjera
Sharr Travel

​301 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitalet tjera

Në klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet publike nën menaxhim të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, sipas raportit të datës 11 Korrik 2020, ka të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.

Prej tyre 186 në QKUK dhe 115 në spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në Spitalet e Përgjithshme.

Nga numri prej 301 pacientëve, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive.


MË SHUME NGA Shëndetësi