OFTK ka shpërndarë faksimilet për anëtarët e saj
BKT
Shëndetësi

OFTK ka shpërndarë faksimilet për anëtarët e saj

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK), sot gjatë ditës në mënyrë solemne ka shpërndarë faksimilet (vulën) për anëtarët e saj.

Kryetari i OFTK-së, Feim Gashi së bashku me nënkryetaren, Arbnora Ibrahimaj-Gashi, kanë pritur një grup të anëtarëve të saj ku u janë shpërndarë vulat gjithnjë duke respektuar masat mbrojtëse kundër Covid-19, të vëna nga institucionet shëndetësore.

Kryetari i OFTK-së, Feim Gashi me këtë rast i njoftoi anëtarët për rëndësinë e pajisjes me vulë dhe përdorimit të saj. Ai ftoi të gjithë anëtarët e OFTK-së që të aplikojnë për pajisjen me vulë deri më 1 Shtator 2020, ku deri me këtë datë është planifikuar pajisja e të gjithë anëtarëve me vulë personale e cila do të përdoret vetëm për komunitetin e Fizioterapisë.

Në mesin e atyre që sot u pajisen me vulë ishte edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Profesor Dr. Sci. Bekim Haxhiu, Profesor Dr. Sci. Zheralldin Durguti, Avdyl Paarduzi-Fizioterapeut, Rrezearta Gashi – Fizioterapeute, Vullnet Halili – Fizioterapeut, Veron Xoxaj – Fizioterapeut, Xhennet Muriqi –Fizioterapeute, Rina Mustafa- Fizioterapeute, Elizabeta Mehmeti -Fizioterapute.

Kryetari i falënderoi për punën e vazhdueshme që kanë treguar dhe ju uroi suksese edhe në të ardhmen. 


MË SHUME NGA Shëndetësi