Gërxhaliu: Covid19 momentum i papritur
Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, tha se bota është më ndryshe pas shfaqes së virusit Covid19 dhe për këtë është krijuar një momentum i ri.
“Duhet të pranohet se bota është ndryshe, është momentum i papritur dhe se bota nuk është ajo ka qenë dhe do të kemi një renditje të re ekonomike. Për vendet e varfra nuk është më pandemia e korona virusit si problem, por pandemia ekonomike dhe sociale e cila ka jodur vendet dhe popujt. Vendet e varfëra do të kenë sfida të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën e cila është në vendet në proces të zhvillimit. Çmimin do të paguajë qytetarët e Kosovës, dhe se më së shumti në Kosovë do të dëmtohet sektori privat”, theksoi ai.
Sipas tij edhe mos ardhja e mërgimtareve do të jetë goditëse për Kosovën dhe bizneset. “Kjo do të jetë një mungesë e madhe për Kosovën, ata çdo vit kanë sjellë miliona euro kur kanë vizituar Kosovën. Pra Kosovës në këtë kohë i duhet uniteti politik dhe për këtë të gjithë akterët duhet që së bashku të punojnë dhe të komunikojnë që të arrijmë të kemi stabilitet”, tha ai në emisionin “Subvencion në RTK.























