Kujdes, respektoni masat për mbrojtjen ndaj COVID-19
Qeveria e Kosovës mori vendime të reja në lidhje me parandalimin e përhapjes s mëtutjeshme të pandemisë COVID-19. Për mosrespektimin e tyre mund edhe të gjobiteni, kështu që bëni kujdes.
|
Ja te gjitha vendimet: • Bartja e maskave mbrojtëse është obligative • Mbajta e distancës prej 2 m obligative • Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme • Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00) • Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore) • Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private • Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura • Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respektuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19 • Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve • Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS • Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme • Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal • Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS |























