Gjashtëdhjetë shtretër në Neurologji, bëhen gati për pacientët me Coronavir
Sharr Travel

Gjashtëdhjetë shtretër në Neurologji, bëhen gati për pacientët me Coronavir

Kati i dytë i Klinikës së Neurologjisë në QUKU, me kapacitet prej 60 shtretërish do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me Coronavirus ka konfirmuar drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Gjatë këtyre dy ditëve kemi marrë vendime të rëndësishme si me shtimin e kapacitete të shtretërve, por edhe resurseve”.

“Në Klinikën e Neurologjisë do të shtohen 60 sepse klinika Infektive është e mbushur me pacientë”.

Sipas tij, pacientët me forma të lehta të sëmundjes do të mbahen në spitalet rajonale prej nga vijnë.

“Sot kemi marrë vendim në bashkëpunim me ministrin dhe kryeministrin që spitalin e Vushtrrisë do ta përdorim për trajtim të pacientëve me Coronavirus”.

Ai tha se kanë 50 mjekë të ri në dispozicion dhe presim t’i kenë edhe 100 infermierë, raporton EO.


MË SHUME NGA Shëndetësi