Vendimi i SHBA-ve për taksën shtesë ndaj importit të çelikut
Sharr Travel

Vendimi i SHBA-ve për taksën shtesë ndaj importit të çelikut

Gjykata e Tregtisë Ndërkombëtare në SHBA ka vendosur se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të dyfishuar taksën ndaj çelikut të importuar nga Turqia është në kundërshtim me kushtetutën.

Në vendimin e gjykatës theksohet se vendimi për të dyfishuar normën e tarifës doganore mbi çelikun e importuar nga Turqia është "i mangët" nga pikëpamja e mënyrës dhe shkel "garancinë e mbrojtjes së barabartë" të kushtetutës.

Në këtë kuadër u vendos që është në kundërshtim me kushtetutën vendimi i gushtit 2018 i presidentit amerikan për të rritur nga 25 përqind në 50 përqind tarifën doganore për çelikun e importuar nga Turqia.

- Vendimi i SHBA-ve për taksën shtesë ndaj importit të çelikut

Në muajin mars të vitit 2018, presidenti Trump me arsyetimin e sigurisë kombëtare vendosi zbatimin e tarifës shtesë prej 25 për qind për importin e çelikut turk.

Lidhur me praktikën në fjalë, Turqia i përcolli SHBA-së kërkesën e saj për konsultime të nevojshme, por nuk arriti të marrë rezultate pozitive. Turqia theksoi se vendimi në fjalë është në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe u ankua kundër SHBA-së në këtë organizatë.

Më 10 gusht të vitit 2018, Trump njoftoi dyfishimin e taksës doganore për çelikun dhe aluminin e importuar nga Turqia dhe deklaroi se, "Tashmë kjo normë për aluminin do të jetë 20 për qind dhe për çelikun 50 për qind. Marrëdhëniet tona me Turqinë në këtë periudhë nuk janë mirë".

Që nga 13 gushti i vitit 2018, SHBA zbatoi dyfishimin e taksës doganore për produktet e çelikut me origjinë nga Turqia. Gjithashtu edhe Turqia rriti në të njëjtën masë përgjegjësinë financiare shtesë që zbaton në importimin e produkteve me origjinë amerikane.

Së fundmi, më 21 maj të vitit 2019 SHBA uli nga 50 për qind në 25 për qind taksat shtesë që zbatoi ndaj produkteve të çelikut të importuar nga Turqia.