Krasniqi kërkon respektimin e masave kundër pandemisë
Sharr Travel

Krasniqi kërkon respektimin e masave kundër pandemisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me kryeinspektorin Lulzim Syla kanë nisur vizitën nëpër markete ku janë njoftuar me sfidat që kanë hasur bizneset gjatë pandemisë si dhe me respektin e masave nga stafi.

Me këtë rast ai tha se Krasniqi është interesuar edhe për cilësinë e ushqimeve. Ai tha se fokus kryesor do të jetë mbrojta e konsumatorëve si dhe të prodhuesve vendës.

Sa i përket respektimit të masave kundër pandemisë ministri ka kërkuar nga bizneset të tregohen të kujdesshme në këtë drejtim.

“Ne dolëm nga afër për të parë se sa po respektohen këto masa nga bizneset tona. Ne kemi rritur inspektimet në tërë vendin dhe në tërë komunat. Unë sot gjeta kohë që të dal dhe të shoh vetë dhe në të njëjtën kohë disa takime që i kam pasur me disa shoqata kam pasur disa ankesa dhe unë sot së bashku ke ekipet inspektuese pamë nga afër se sa qëndrojnë ato ankesa që i kam ngritur ato shoqata”.

“Ne në këtë rast sigurisht për të parë cilësinë dhe sasinë. Kemi thënë në fillim që fokus kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendor dhe ajo e konsumatorit dhe ne po bëjmë çmos që t’i mbrojmë prodhuesit tonë karshi produkteve të njëjta që po importohen nga vendet e tjera”.

“Ne u ndamë të kënaqur me të gjitha këto masa me renditjen e ushqimeve si dhe me vendosjen e flamujve”, tha Krasniqi.

Krasniqi mes tjerash ka thënë se janë ballafaquar me sfida pas heqjes së masave, raporton EO.

“Pas lejimit total heqjes së masave dhe pas kthimit të tyre ka qe ë një vështirësi me të cilën inspektorati jone është përball me bizneset në vende që kanë pasur probleme ka pasur edhe gjoba, por tani ajo që po shohim është se inspektorët kanë bërë një punë të madhe 24 orë”.