Shala: Qeveria është e papërgatitur për menaxhimin e situatës në Telekom
BKT
Ekonomi

Shala: Qeveria është e papërgatitur për menaxhimin e situatës në Telekom

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se derisa Telekomi po rrëshqet drejt falimentimit, menaxhmenti i ndërmarrjes dhe Qeveria e Kosovës, janë tërësisht të papërgatitur për menaxhimin e situatës dhe nxjerrjen e ndërmarrjes nga kjo gjendje.

“Qeveria e Kosovës, si aksionar, ka në dispozicion të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë që të menaxhoj situatën dhe të veprojë për të ofruar zgjidhje, ose duhet të dorëzohet para kësaj situate duke dhënë dorëheqje dhe duke pranuar që nuk ka kapacitete dhe ide për të menaxhuar ndërmarrjet sikurse është Telekom”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Shalës:

Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, dje ka mbajtur mbledhjen nr.13/2020 ku është debatua për situatën e rëndë në të cilën po kalon Telekomi i Kosovës

Rreth 2300 punëtorë të Telekomit të Kosovës po rrezikohen të humbasin vendet e tyre të punës dhe mirëqenien për familjet e tyre. Derisa Telekomi po rrëshqet drejt falimentimit, menaxhmenti i ndërmarrjes dhe Qeveria e Kosovës, janë tërësisht të papërgatitur për menaxhimin e situatës dhe nxjerrjen e ndërmarrjes nga kjo gjendje. Nuk ka ende asnjë opsion, propozim apo plan nga Qeveria e Kosovës e as nga menaxhmenti i ndërmarrjes të prezantuar para komisionit për të shpëtuar Telekomin nga falimentimi. Për më tepër, para komisionit vërehej edhe një mos-koordinim dhe çakordim total në mes të menaxhmentit dhe ministrisë së linjës lidhur me situatën e krijuar në Telekom.


MË SHUME NGA Ekonomi