23:49 / 26.07.2020
Kurtishaj: Turizmi i Shqipërisë po mbahet nga kosovarët
Afet Bela, gazetar, RTK
Vetëm gjatë muajit korrik Shqipërinë e kanë vizituar rreth një million shtetas kosovarë.
Mirë po, sipas kryetarit të Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, tha për RTK se kjo shifër do të ishte më e lartë po të mos ishte pandemia COVID-19.
Kurtishaj tha se megjithatë kjo është një ndihmë mjaft e madhe për turizmin mbarë shqiptar.
Sipas Kurtishajt, turizmi shqiptar po mbahet nga vet shqipfolësit, dhe se kjo është një gjë e mirë.























