Departamenti i Shtetit i themeluar para 231 vjetësh
Sharr Travel

Departamenti i Shtetit i themeluar para 231 vjetësh

Më 27 korrik të vitit 1789, është themeluar agjencia e parë e qeverisë federale të SHBA-së, Departamenti i Punëve të Jashtme.

Agjencia më vonë u quajt Departamenti i Shtetit. Sekretari i parë në këtë detyrë, ishte John Jay, jurist e diplomat nga Nju Jorku.

Departamenti amerikan i Shtetit, në emër të popullit amerikan, promovon dhe demonstron vlera demokratike për një botë të lirë, paqësore dhe të prosperuar.

Departamenti amerikan i Shtetit drejton politikën e jashtme të Amerikës përmes diplomacisë, avokimit dhe ndihmës duke përçuar interesat e popullit amerikan, sigurinë e tyre dhe prosperitetin ekonomik.