Kurtishaj: Turistët kosovarë vazhdojnë të vizitojnë Shëngjinin
BKT
Ekonomi

Kurtishaj: Turistët kosovarë vazhdojnë të vizitojnë Shëngjinin

Edhe pse kohë pandemie dhe jo me të gjitha kapacitetet turistët kosovarë po vazhdojnë të vizitojnë plazhet e bukura të Shqipërisë.

Afet Bela, gazetar, RTK

Për të thelluar më shumë bashkëpunimin në fushën e turizmit Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, është takuar me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, me të cilin ka diskutuar për sezonën turistike.

"Sot promovojmë Shëngjinin dhe resurset turistike të Lezhës. Kur flitet për turizmin në Lezhë e Shëngjin, aty gjithmonë është Kryetari i nderuar Pjerin Ndreu, i cili nuk kursen asgjë nga vetja e tijë për të promovuar Shëngjinin e bukur turistik me ndryshime të mëdha pozitive. Faleminderit Kryetar Ndreu për mbështetjen tuaj" tha Kurtishaj.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, foli për ndryshimet pozitive dhe masat që ka marrë Bashkia të dalë në ndihmë pushuesve nga Kosova, siç janë higjena dhe infrastruktura si në rrugë dhe në bregdet.


MË SHUME NGA Ekonomi