06:48 / 29.07.2020
Hekurudhat Shtetërore Bullgare prezantojnë dizajnë të lokomotivave
Deri në fund të këtij muaji, adhuruesit e hekurudhës bullgare kanë mundësi të votojnë në sajtin e kompanisë për dizajnin e preferuar prej tyre të lokomotivave të rеja hekurudhore. Janë punuar 4 koncepte me mesazhe të ndryshme, të përshtatura krejtësisht me tendencat moderne evropiane.
Autor i projekteve është Konstantin Pllaninski, i cili përgatit dizajnin e lokomotivave të hekurudhave sllovene, si dhe të një transportuesi privat hekurudhor në Bullgari. Dizajni i zgjedhur do t’i ofrohet për realizim firmës prodhuese. Të gjitha shpenzimet mbi projektimin dhe punimin janë të përfshira në çmimin për furnizim të lokomotivave të reja.























