07:34 / 30.07.2020
Automjetet e paregjistruara do të trajtohen institucionalisht
Shoqata e Sigurimeve të Kosoveëës, mirëpret iniciativën e Qeverisë së Kosovës si dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për trajtimin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.
"Shoqata e Sigurimeve, përkrahur edhe nga guvernatori BQK-së Fehmi Mehmeti në vazhdimësi ka ngritur problemin e automjeteve të pa regjistruara e të cilat iu sjellin dëme të mëdha si kompanive ashtu edhe institucioneve të Kosovës", thuhet në komunikatën e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.























