Bie numri që vizituan Turqinë

Bie numri që vizituan Turqinë

4.5 milionë turistë të huaj ose 75 për qind më pak krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë kanë vizituar Turqinë në gjysmën me parë të vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Në periudhën janar-qershor të vitit 2019 e vizituan Turqinë 18.07 milionë turistë.

Pasi u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi u përhap në të gjithë botën, duke shkaktuar miliona infeksione dhe qindra mijëra vdekje. Përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit kanë goditur rëndë ekonomitë, veçanërisht sektorët e turizmit dhe udhëtimit.

Pas shkurtit, Turqia shtyu sezonin e turizmit për në qershor dhe anuloi një numër të ngjarjeve të tilla si panaire dhe ekspozita.

Me një proces normalizimi që filloi në qershor, vendet turistike në Turqi u rihapën me masa rigoroze për të siguruar sigurinë dhe për të shmangur virusin.

Në gjysmën e parë të vitit Stambolli vazhdojë të ishte vendi më i vizituar, duke tërhequr 2.4 milionë ose rreth 53.7% të vizitorëve të huaj.

Edirne, në Turqinë veriperëndimore, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, ka numrin e dytë më të lartë të të huajve, me 634.721.

Qyteti turistik mesdhetar i Antalisë regjistroi mbi 444 227 vizitorë të huaj ose 9.8% të tyre.

Vizitorët që kryesojnë listën e e të hujave në Turqi janë bullgarët me 9.35%, të ndjekur nga gjermanët me 9.33%, gjeorgjianët me 7.5%, rusët me 7.1% dhe iranianët me 5%.

Në qershor, vendi mirëpriti 214.768 vizitorë të huaj, nga 5.3 milionë në qershor 2019.

Vitin e kaluar, më shumë se 45 milionë të huaj hynë në Turqi, nga gati 39.5 milionë në vitin 2018./Anadolu Agency


MË SHUME NGA Ekonomi