Zemaj kërkon bashkëpunimin e bizneseve në zbatimin e masave të Qeverisë

Zemaj kërkon bashkëpunimin e bizneseve në zbatimin e masave të Qeverisë

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, është takuar të hënën me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në takim Zemaj ka njoftuar se i ka ofruar përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë për ekonominë në vend, por se ka kërkuar edhe bashkëpunimin nga bizneset dhe zbatimin strikt të masave të caktuara nga Qeveria e Kosovës.

Rukiqi ka thënë se Oda Ekonomike e Kosovës do të përkrahë projektet të cilat kontribuojnë në parandalimin e COVID-19.

“Bashkë u zotuam se do ta thellojmë edhe më tutje bashkëpunimin mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës!” – ka njoftuar Zemaj në Facebook.