Diskutohet programi i reformave ekonomike 2021-2023
BKT
Ekonomi

Diskutohet programi i reformave ekonomike 2021-2023

Sot mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023.

Në kuadër të dialogut për qeverisjen ekonomike ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Qeveria e Kosovës për herë të shtatë do të përgatisë Programin e Reformave në Ekonomi. Bashkimi Evropian i kushton shumë rëndësi procesit të qeverisjes ekonomike me vendet e zgjerimit në mënyrë që ato të jenë të gatshme për pjesëmarrjen e tyre eventuale në Semestrin Evropian duke kërkuar që të përgatisin dhe të dorëzojnë Programet e tyre vjetore të Reformave në Ekonomi (PRE).

PRE përmban parashikimet afatmesme makroekonomike, planet buxhetore për tri vitet e ardhshme dhe një agjendë të reformave strukturore. Dialogu në fund përmbyllet me takimin e nivelit të lartë ndërmjet BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë gjatë të cilit pjesëmarrësit miratojnë Konkluzionet e Përbashkëta që përfshijnë udhëzime të politikave specifike për vendin e që pasqyrojnë nevojat më imediate  të reformave në ekonomi për 12 muajt e ardhshëm.

Prandaj, duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë Nr.04/18 së datës 29 korrik 2020 për procesin e përgatitjes së Programit për Reforma në Ekonomi 2021-2023, ju ftoj të merrni pjesë në takimin konsultativ rreth fillimit të këtij procesi, i cili do të mbahet të martën (04 gusht 2020, duke filluar nga ora 13:30, në Ndërtesën e Qeverisë, Salla P 38).

Takimi synon të diskutojë rëndësinë e procesit të Programit të Reformave në Ekonomi (PRE), Udhëzuesin e ri për PRE 2021-2023, duke përfshirë prioritetet e reformave strukturore riprioritizimin e tyre për të mbështetur në mënyrën më adekuate rimëkëmbjen nga kriza Covid-19 dhe propozimin e masave të rimëkëmbjes së post-Covid 19.

Për shkak të situatës nga kriza Covid -19, pjesëmarrësit e takimit do të jenë ministrat e përfshirë në proces të PRE dhe koordinatorët e fushave nga ministritë e linjës, kurse përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, partnerët zhvillimorë dhe institucionet ndërkombëtare financiare, përfaqësues nga shoqëria civile dhe sektori privat do të njoftohen rreth diskutimeve dhe minutave të takimit.

 


MË SHUME NGA Ekonomi