Fitimet neto të bankës HSBC ulen
BKT
Ekonomi

Fitimet neto të bankës HSBC ulen

Banka më e madhe e Evropës, HSBC, njoftoi se fitimet e saj neto u ulën 96 % në tremujorin e dytë të këtij viti, për shkak të normave të ulëta të interesit dhe rënies ekonomike të shkaktuar nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Fitimet neto të kësaj banke nga prilli në qershor ishin 190 milionë dollarë amerikanë, nga 4.4 miliardë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Banka HSBC me bazë në Londër e ka shumicën e biznesit në Azi.

Ajo parashikon që sivjet humbjet nga kreditë të arrijnë afro 10 miliardë dollarë amerikanë.

Banka kishte njoftuar më parë këtë vit se do të shkurtojë 35 mijë vende pune si pjesë e planit për t'u fokusuar në tregjet në rritje më të shpejtë në Azi dhe e përpjekjeve për të përballuar faktorët e pasigurt globalë.


MË SHUME NGA Ekonomi