Microsoft-i, në bisedime për blerjen e “TikTok
BKT
Ekonomi

Microsoft-i, në bisedime për blerjen e “TikTok

Kompania “Microsoft” ka konfirmuar se do të vijojë diskutimet për të blerë aplikacionin popullor të videove të shkurtra “TikTok” nga gjiganti kinez i internetit “ByteDance” dhe se synon të përfundojë negociatat para 15 shtatorit.

Sipas “Microsoft”-it, kryeekzekutivi i kompanisë pati një bisedë me presidentin e ShBA-së Donald Trump për të trajtuar shqetësimet e tij për blerjen.

Presidenti Trump kërcënoi të premten se do të ndalojë funksionimin e aplikacionit popullor në ShBA.

Agjencia "Reuters" citoi burime të kenë thënë se Trump-i ka pranuar t’i japë kompanisë “ByteDance” 45 ditë për të negociuar shitjen e “TikTok”-ut “Microsoft”-it.

Kryeekzekutivi i “ByteDance”-it Zhang Yiming tha se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar për shitjen e pjesës amerikane të biznesit të “TikTok”-ut.


MË SHUME NGA Ekonomi