Gjermania lejon pushimet verore në Turqi

Gjermania lejon pushimet verore në Turqi

Gjermania hoqi sot pjesërisht paralajmërimin e saj të udhëtimit në Turqi për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), duke lejuar pushimet verore në destinacione të njohura si Antalia, Izmir, Fet`hiye dhe Aydin.

Pas konsultimeve midis zyrtarëve gjermanë dhe turq, Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë azhurnoi këshillën e udhëtimit nga "vetëm thelbësor" në Turqi, duke thënë se destinacionet me shkallë të ulët të infeksionit, si lokacionet bregdetare Antalya, Izmir, Mugla dhe Aydin, tani janë të përjashtuara nga kjo këshillë.

Si masë paraprake, udhëtarëve që kthehen në Gjermani do t'ju kërkohet test negative PRC të kryer jo më shumë se 48 orë para mbërritjes.

Në muajin mars, Berlini zyrtar lëshoi një paralajmërim global të udhëtimit për qytetarët e saj, për të shmangur udhëtimet jo thelbësore jashtë vendit për shkak të përhapjes të COVID-19 dhe kufizimeve të udhëtimeve ndërkombëtare ajrore.

Tre muaj më vonë ajo hoqi paralajmërimin e saj të udhëtimit vetëm për vendet e BE-së dhe vendet nga zona Schengen, por e zgjati atë për të gjitha vendet e tjera deri në fund të gushtit.

Paralajmërimi gjerman i udhëtimit u kritikua gjerësisht nga industria e turizmit.

Turqia është një nga destinacionet më të njohura për pushuesit gjermanë. Gati 5 milionë turistë gjermanë udhëtuan në Turqi vitin e kaluar.


MË SHUME NGA Ekonomi