17 pacientë në gjendje të rëndë në Pejë, 4 në Vushtrri

17 pacientë në gjendje të rëndë në Pejë, 4 në Vushtrri

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. 35 pacientë janë në oksigjeno terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19.

Kurse në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 28 pacientë për koronavirus, 4 janë të intubuar, ndërsa 18 të tjerë janë me oksigjenoterapi.

Spitali i Vushtrrisë ka bërë të ditur se 18 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë, ndërsa 10 janë në pritje të rezultatit, eventualisht të testimit.

Po ashtu ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor: 2 mjekë, 6 infermierë dhe 1 punëtor i administratës.