Qeveria sa më shpejt të krijojë fond vjetor për sigurimet bujqësore

Qeveria sa më shpejt të krijojë fond vjetor për sigurimet bujqësore

Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci, ka deklaruar se  Kosova është vonuar shumë edhe me sigurimet e prodhimeve bujqësore.

Andaj këtë duhet t’a jetësojmë sa më parë, sepse shtresa më e vyeshme e shoqërisë sonë, po përballet me probleme jetike në ekonominë e shkallës vendore, tha ai.

Postimi i plotë i prof Imer Rusinovcit në "Facebook": 

Gjatë këtij viti prodhues, fermerët vendor përveq që janë të demotivuar e të dekurajuar për shumë arësye, këto ditë po përballen edhe me dëme të konsiderueshme nga vërshimet. Qeveria duhet ta ndihmojë këtë shtresë të respektuar të shoqërisë sonë, sepse gjithmonë qëllimi i fermerëve është prodhimtaria e ushqimit, me objektiva krejtësisht humane.
Krijimi dhe funksionimi i fondit për fatkeqësi elementare (vërshimet, zjarret, ariditetet etj.), pamëdyshje do të kishte efekte të menjëhershme në terren, në mbështetjen e fermerëve që pësuan nga fatkeqësitë elementare, nga pasojat e rrebesheve të reshjeve që ranë këto ditë.
Jemi vonuar shumë edhe me sigurimet e prodhimeve bujqësore, andaj këtë duhet t’a jetësojmë sa më parë, sepse shtresa më e vyeshme e shoqërisë sonë, po përballet me probleme jetike në ekonominë e shkallës vendore!


MË SHUME NGA Ekonomi