Rihapja e bizneseve sjell përmirësim në Korrik

Rihapja e bizneseve sjell përmirësim në Korrik

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë është rikthyer në rritje modeste gjatë Korrikut, ndërkohë që një pjesë e masave të karantinës së koronavirusit janë hequr.

Megjithatë, rimëkëmbja në industrinë gjigante të shërbimeve në rajoni, nuk ishte aq e madhe se sa pritej. Më shumë se 18 milionë njerëz janë diagnostikuar me virus në të gjithë botën, por ndërkohë që u shfaqën shenja të kontrollit në pjesën më të madhe të Europës,  qeveritë lejuan rihapjen e bizneseve.