Analistët presin një rritje me 8.1% këtë tremujor

Analistët presin një rritje me 8.1% këtë tremujor

Ekonomia e Eurozonës u tkurr me një nivel rekord prej 12.1% në tremujorin e dytë, sipas të dhënave të Eurostat.

Analistët presin një rritje me 8.1% këtë tremujor, ndërkohë që bizneset kanë nisur të rikthehen në normalitet.   Indeksi PMI, që shihet si një tregues i mirë i shëndetit ekonomik, u rrit në 54.9 në Korrik, nga 48.5 në Qershor.

Indeksi ka qenë poshtë nivelit të 50 pikëve për 4 muaj, nivel që ndan tkurrjen nga ekspansioni.    Analistët thonë se aktiviteti në sektorin e shërbimeve në Korrik është rritur me normën më të madhe në 2 vite.   Franca dhe Gjermania kanë pasur rritje të mëdha, ndërkohë që është regjistruar përmirësim edhe në Spanjë dhe Itali.    Në total, kërkesa është rritur dhe optimizmi është përmirësuar, por firmat kanë vazhduar të reduktojnë stafin, ç’ka përbën shqetësim për politikëbërësit.