Mustafa do të vizitojë fermerët e komunave të prekura nga breshëri

Mustafa do të vizitojë fermerët e komunave të prekura nga breshëri

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa do të vizitojë fermerët e komunave të prekura nga breshëri dhe reshjet e fundit të shiut në vendin tonë.

Ministri Mustafa do të qëndrojë tek fermerët e Komunës së Junikut në ora 10:30 –11:30,  në Komunën e Deçanit 12:00 – 13:00, në Komunën e Pejës në ora 13:30 – 14:45, si dhe në Komunën e Istogut nga ora  15:15 deri në orën– 16:15.