Drejtori i ATK-së prezanton rezultatet e arritura për këtë periudhë

Drejtori i ATK-së prezanton rezultatet e arritura për këtë periudhë

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, sot do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së.

Gjithashtu, pjesë e këtij raporti do të jenë edhe aktivitetet shtesë të ATK-së, të cilat ndërlidhen më implementimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj pandemisë COVID 19, për periudhën janar-qershor 2020.

Konferenca do të mbahet më datë 7 gusht (e premte) 2020, ora 10:00 në Qendrën e Shërbimit të Tatimpaguesve-ATK, Prishtinë (ish-ndërtesa e Gërmisë).

Po ashtu, ju njoftojmë së kjo konferencë është organizuar duke ju përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së, andaj, edhe gjithë materialin e prezantuar nuk do ta keni në kopje fizike, por do t’ju përcjellim pas konferencës në adresat tuaja elektronike.