Qeveria përpiqet ta rikthejë "Contour Global" për ta ndërtuar TC e ri

Qeveria përpiqet ta rikthejë "Contour Global" për ta ndërtuar TC e ri

Kundërthënie rreth fatit të ndërtimit të termocentralit "Kosova e re". Ministria e Ekonomisë nuk e pranon që kompania Contour Global është tërhequr përfundimisht, ani pse kjo kompani ka bërë publike informatën se e ka bërë një gjë të tillë.

Qeveria dëshiron që ende të vazhdoj bisedat që qojnë në ndërtimin e termocentralit të ri me të njëjtën kompani. Shoqëria Civile thotë se kthimi i tij është i pamundur. Qeveria ka vendosur ta rishikoj projektin për Kosovën e re dhe të gjej forma për ta vazhduar kontratën me Contour Global për ndërtimin e termocentralit të ri "Kosova e re". Ky është orientimi i Qeverisë. Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuqi nuk dëshiron të jap hollësi se çka saktësisht do të ndodh me këtë projekt. Por, thotë se mbledhja e Komitetit Drejtues Ndërministror do sqaroj shumëçka. Blerim Kuqi, Ministër i Ekonomisë e Ambientin 06 25 - 38 "Kemi disa ide por jane për opinion të brendshëm....A do ti diskutoni me Conturin, ...tani për tani janë për diskutim, në momentine duhur i bëjmë publik për opinionin, 08 36 - 47 "Stabilitet energjetik bjen vetëm aseti jonë që është i joni është cështja e qymyrit. është me rendesi, energjia e ripërtëritshme, por qymyrin duhet me shfrytëzu". Në kohën e Qeverisë Kurti, Contour Global i është drejtuar me një informatë në të cilën thotë se tërhiqet prej projektit. Kuqi nuk tregon nëse kanë pasur kontakte me kompaninë fituese të projektit, por edhe zgjidhjet energjetike i lidh me sqarimet që duhet t'i ketë fillimisht me kompaninë amerikane. Blerim Kuqi, Ministër i Ekonomisë e Ambientin 09 28 - 09 57 "Shumë shpejt do të dalim me nje plan, por jo pa e pa cka do te behet me kontraten me Contour Global, pastaj mund te dalim, sepse gjithckaeshte ne funksion te kesaj kontrate, edhe energjia e ripertetishme edhe kuota, te gjitha objektivat tjera mund t'i caktojme pa e pas te qarte se cka do te behet me kontraten me CG". Nga Shoqëria Civile që ka monitoruar këtë proces thonë se gjasat janë të vogla që ky projekt të rikthehet. Besfort Kosova, hulumtues në Balkan Green Fondation "Është shumë i vështirë kthimi i Contour Globalit në tavolinë dhe mundësia e rishikimit të projektit...Projekti ka shumë probleme në aspektin ligjor...". Contour Global nuk e ka paditur në arbitrazh Qeverinë për t'i kërkuar 20 milionë euro. E të njëjtën gjë nuk e ka bërë as Qeveria e Kosovës për t'i kërkuar 9 milionë ashtu siç shkruan në marrëveshje. Planet për ndërtimin e një termocentrali të ri, Kosova i ka nisur tash e dy dekada.

Autor: Visar Krasniqi, RTK


MË SHUME NGA Ekonomi