Shkarkohet auditori i brendshëm i Postës, Blerim Krasniqi

Shkarkohet auditori i brendshëm i Postës, Blerim Krasniqi

Posta e Kosovës ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita e auditorit të brendshëm zyrtari Blerim Krasniqi.

Në njoftimin për media nuk janë dhënë shumë detaje për shkarkimin e Krasniqit.

Ndërsa, në të njëjtin njoftim thuhet se Mimoza Vila është emëruar ushtruese e detyrës e auditorit të brendshëm.

“Komisioni Auditimit të NP “Posta e Kosovës”, sot ka mbajtur takimin e radhës dhe ka marrë këto vendime: Shkarkohet nga detyra z. Blerim Krasniqi nga pozita e Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm të NP “Posta e Kosovës” Sh.A. Është emëruar në pozitën e Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm si ushtruese e detyrës znj. Mimoza Vila”, thuhet në njoftim.