AKB e vlerëson të vogël pakon emergjente për nevojat e qytetarëve

AKB e vlerëson të vogël pakon emergjente për nevojat e qytetarëve

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve ka thënë se `Pakoja emergjente` është e vogël për nevojat e mëdha të Kosovës.

“AKB e vlerëson të vogël pakon emergjente për nevojat e ekonomisë dhe qytetarve të Kosovës për të cilen për her të parë sektori privat ka nevoj mbështetje të drejt për së drejti nga shteti.

Deputeteve të Kuvendit të Kosovës ju deshtën më shumë se 2 muaj kohë të kuptojn rëndësin e rishikimit të buxhetit duke përfshi pakon emërgjente për mbështetjen e punëdhensëve dhe punëmarrsit të sektorit privat.

Pandemia karantina dhe kufizimi i bizneseve dhe qytetarve i ka shkaktuar humbje rreth 500 milion ekonomis biznesev qytetarve dhe shtetit deri më tani,ky trendë aktual mund të shkoj deri në fund të vitit mbi 1 miljard euro”, ka shkruar Shahini nw profilin e tij në facebook.


MË SHUME NGA Ekonomi