Turizmi boshnjak tkurret me 70.6% në gjysmën e parë të vitit 2020

Turizmi boshnjak tkurret me 70.6% në gjysmën e parë të vitit 2020

Sektori i turizmit në Bosnje-Hercegovinë u tkurr me 70.6 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave zyrtare.

Para pandemisë, vendi i Ballkanit kishte regjistruar për disa vite me radhë rritje dyshifrore të turizmit, me 1.5 milion vizitorë në vitin 2019.

Por mijëra puntorë në sektorin e turizmit, të cilët vitin e kaluar përbënin 10.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të Bosnjës ose e barasvleshme me 2 miliardë euro dhe 50 mijë të punësuar, janë pushuar për shkak të krizës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.