Bordi i Përkohshëm mban takimin e parë zyrtar në KEK

Bordi i Përkohshëm mban takimin e parë zyrtar në KEK

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut, kryesuar nga Hysen Fazliu me drejtorët Egzon Berisha, Petrit Ibraj dhe Fatime Grajqevci, ka mbajtur sot mbledhjen e parë zyrtare me ç’rast janë njoftuar nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës.

Imeri ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të përkohshëm të KEK-ut për aktivitetin e korporatës në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, sfidat në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani.

Në anën tjetër, Fazliu ka theksuar se Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut.

Për më tepër, Bordi i përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës.

Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura në aspektin operativ dhe atë financiar. 


MË SHUME NGA Ekonomi